DYLON

Shtetasi i Serbisë shoqërohet në stacionin policor, i sekuestrohet një ID e policisë së EUROPOL-it

Shtetasi i Serbisë shoqërohet në stacionin policor, i sekuestrohet një ID e policisë së EUROPOL-it
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije për dy shtetas të Serbisë të arrestuar gjatë ditës së martë, në Prishtinë.

Një shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacionin policor dhe nga ai është sekuestruar një ID e policisë së EUROPOL-it, deri në verifikimin e vërtetësisë së saj.

EkoHigjiena

Po ashtu është arrestuar edhe një i dyshuar, shtetas i Serbisë, nën dyshimin e bazuar se i njëjti përmes rrjetit social ka kryer veprën: “Nxitje e përçarjes dhe mos durimit”.

Raporti i policisë

NXITJE E PËRÇARJES DHE MOS DURIMIT

Rr. Tringe Smajli, Prishtinë 29.06.2021 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, nën dyshimin e bazuar se i njëjti përmes rrjetit social ka kryer veprën në fjalë. Ndërsa një dëshmitar mashkull shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacionin policor dhe nga ai është sekuestruar një ID e policisë së EUROPOL-it, deri në verifikimin e vërtetësisë së saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.   /2LONLINE.com/