DYLON

U mbajt tryeza me temë: “Roli i Forumeve të Sigurisë në parandalimin e dhunës në familje”

U mbajt tryeza me temë: “Roli i Forumeve të Sigurisë në parandalimin e dhunës në familje”
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës në bashkëpunim me ICITAP-in amerikan, kanë mbajtur një tryezë  ku është diskutuar rreth rolit të forumeve të sigurisë, në parandalimin e dhunës në familje.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, duke folur për rolin e Institucioneve komunale në fushën e sigurisë,  tha se të gjitha aktivitetet që lidhen me sigurinë e në veçanti në mbrojtjen e familjes nga dhuna, kanë pasur dhe do ta kenë mbështetjen institucionale.

EkoHigjiena

Ndërsa zyrtarë nga stacioni policorë në Viti – Sektori i Dhunës në Familje, shprehën shqetësimin e tyre në lidhje me rritjen e kësaj dukurie, ku në të shumtën e rasteve viktima janë gratë.

 Të pranishëm në këtë takim ishin edhe anëtarët e Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, Ushtrisë së Kosovës, policisë EVSB-së, bashkësive fetare, këshillave te fshatrave, etj. /2LONLINE.com/