DYLON

Të maskuar dhe nën kërcënimin me armë, ia grabisin të hollat

Të maskuar dhe nën kërcënimin me armë, ia grabisin të hollat
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se një qytetar ka lajmëruar në polici se dy persona të maskuar dhe duke e kërcënuar me armë, ia kanë grabitur një shumë parash prej 160€.

Policia ka arritur ta arrestojë një të dyshuar derisa dy të dyshuar tjerë gjenden në arrati.    

EkoHigjiena

Ja raporti i plotë i policisë:

GRABITJE

Kamenicë, 22.06.2021-05:40.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar,  dy persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash prej 160€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë arritur ta arrestojnë njërin nga të dyshuarit mashkull kosovar të cilit  i është konfiskuar automjeti i tij si provë materiale. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati.    /2LONLINE.com/