DYLON

Policia bastisë një shtëpi, gjen dhe sekuestron një armë dhe narkotikë

Policia bastisë një shtëpi, gjen dhe sekuestron një armë dhe narkotikë
Avatar photo Redaksia

Pas informatave të marra përmes rrugëve operative, në vazhdën e rastit “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”   Policia e Kosovës (PK) hetuesit e Hetimeve Regjional të Gjilanit në bashkëpunim edhe me hetuesit e Drejtorisë për Hetim të Trafikimit me Narkotikë në Gjilan, në mbështetje  të Prokurorit të Shtetit të  Prokurorisë Themelore të Gjilanit dhe me Urdhër Verbal të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake në Gjilan, është bastisur  shtëpia e të dyshuarit G.  A. (1994)  në Gjilan.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se bastisja është kryer nën dyshimin e arsyeshëm në lidhje me veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve – neni 366 dhe ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar i substancave narkotike dhe psikotropike”.

EkoHigjiena

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi si në vijim:

1) Një armë – revolver “Magnum” me tridhjetë e shtatë (37) copë  fishekë.

2) 67 qese të vogla të plastikës me substancë të dyshuar narkotike. Nga njësiti i Anti drogë  është bërë testi fushor dhe e njëjta  ka rezultuar pozitiv në e  llojit Marihuanë me peshë të përgjithshme prej tetëdhjetë pikë gjashtë ( 80.6)  gramëve e gatshme për shitje..

3) 400 franga zvicerane dhe 90 euro.

I dyshuari  është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës nga hetuesit e Hetimeve Regjionale dhe hetuesit e DHTN-së në Gjilan.

Prokurori i shtetit  ka urdhëruar që pas intervistimit i dyshuarit të ndalohet për 48 orë kurse dhe rasti të procedohet në të njëjtën prokurori, ka thënë zëdhënësi Hashani  /2LONLINE.com/