DYLON

Partitë nuk na ndajnë!

Partitë nuk na ndajnë!
Avatar photo Redaksia

Bajram Hasani, tani së fundi ka marrë në drejtim Degën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Gjilan, e atij në vizitë i ka shkuar sot, një mik nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Gani Neziri,  i cili është vlerësuar nga Hasani  për kontributin e madh në të mirë të vendit, ndërsa, sa i përketë asaj se nuk i takojnë të njëjtit subjekti, ai është shprehur se: Partitë nuk na ndajnë!

Ja postim i tij i plotë:

EkoHigjiena

Partitë nuk na ndajnë!

Sot me vizitën e tij në zyrat e AAK-së më nderoi miku im Gani Neziri nga PDK.

Ish- i burgosur politik, veprimtar i shquar para dhe pas luftës, ushtar i lirisë, Ganiu edhe sot vazhdon veprimtarinë në të mirë të Kosovës.

Me Ganiun është kënaqësi të takohesh dhe të bisedosh për shumë çështje. I urtë, i mençur dhe mbi të gjitha një burrë me shumë dinjitet.

Faleminderit mik!