DYLON

Arrestohet personi i kërkuar nga policia, dërgohet në burgun e Hajvalisë

Arrestohet personi i kërkuar nga policia, dërgohet në burgun e Hajvalisë
Avatar photo Redaksia

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë  është arrestuar një qytetar nga Shipashnica e Komunës së Kamenicës, i dënuar me dy vite burg efektiv. 

Ai dërgohet në vuajtje të dënimit ne burgun e Hajvalisë.

EkoHigjiena

Postimi i plotë i policisë:

“Realizim i Urdhëresës” 

Ju njoftojmë se me 18 maj 2021, rreth orës 20:30, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë  është arrestuar personi shtetas i Kosovës me banim në fshatin Shipashnicë, Komuna Kamenicë i dënuar  me dy vite burg efektiv. 

Policia e Kosovës patrulla policore personi e arrestuar  e kanë sjell në Stacionin Policorë në Kamenicë, për shkaqe procedurale.

 Me vendim te gjykatësit I njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit ne burgun e Hajvalisë. /2LONLINE.com/