DYLON

Ramadani dhe Mustafi takojnë këshilltarin politik të SHBA-së në Beograd

Ramadani dhe Mustafi takojnë këshilltarin politik të SHBA-së në Beograd
Avatar photo Redaksia

Dy figurat politike në rritje brenda degës së PVD-së në Bujanoc kanë takuar këshilltarin politik të Ambasadës së SHBA-së në Beograd, Thomas Lee, shkruan Titulli.com.

“Me këtë rast njoftova për situatën politike dhe problemet që po ballafaqohen qytetarët tanë, njëherit potencova çështjen e pasivizimit të adresave, mosnjohjen e diplomave edhe pas marrëveshjes së Washingtonit, mungesën e investimeve dhe mos përfshirjen e shqiptarëve në institucionet shtetërore”, ka shkruar mes tjerash, në profilin e tij n ëFB,  Enver Ramadani , kryetar i kuvendit komunal në Bujanoc.

EkoHigjiena

Takim me këshilltarin Lee ka pasur edhe kryetari dhe zëvendësi i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi dhe Enver Mehmeti, transmeton Titulli.com.

“Theksova rëndësinë e realizimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe impaktin në jetën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Sidomos nevojën për përfshirje intensive të SHBA-ve për t’i dhënë drejtim e dinamik rajonit”, ka shkruar Mustafi në Facebook.

Këshilltari politik Thomas Lee po  qëndron për vizitë në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë./

BURIMI: Titulli.com

Enver ramadani

Sot prita në takim përfaqësuesin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Thomas Lee, me të cilin biseduam për problemet e qytetarëve të komunës sonë.

Me këtë rast njoftova për situatën politike dhe problemet që po ballafaqohen qytetarët tanë, njëherit potencova çështjen e pasivizimit të adresave, mosnjohjen e diplomave edhe pas marrëveshjes së Washingtonit, mungesën e investimeve dhe mospërfshirjen e shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Z. Thomas Lee u zotua se gjitha këto probleme do ti adresojnë dhe do të jemi bashkëpunues për zgjidhjen e tyre.

Ragmi Mustafi

SHBA TË PËRFSHIHEN INTENSIVISHT PËR TË I DHËNË DREJTIM DHE DINAMIK RAJONIT

Kënaqësi e veçantë në një takim shumë informues me përfaqësuesin e Ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Thomas Lee.

Me miqtë amerikan bashkëbiseduam për proceset politike të ngelura, mos respektimin e obligimeve ndërkombëtare dhe abuzimin me të drejtat themelore nga institucionet e sistemit.

Theksova rëndësinë e realizimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe impaktin në jetën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Sidomos nevojën për përfshirje intensive të SHBA-ve për t’i dhënë drejtim e dinamik rajonit.