DYLON

Përleshje fizike mes të rinjve

Përleshje fizike mes të rinjve
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast që po e trajtojnë si  “sulm/lëndim i rëndë trupor”, që është regjistruar në statistikat policore të Gjilanit.

Raportohet se një grup të rinjsh, pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një përleshje fizike me ç ‘rast njëri nga dy të dyshuarit (i mitur) ka lënduar viktimën (i mitur).

EkoHigjiena

Ja raporti i plotë i policisë:

SULM / LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Rr. Zija Shemsiu, Gjilan 19.02.2021 – 11:00. Raportohet se një grup të rinjsh, pas një mosmarrëveshje, janë përfshirë në një përleshje fizike, me ç ‘rast njëri nga dy të dyshuarit, meshkuj  kosovar, i mitur ka lënduar viktimën e mitur, mashkull  kosovar, të cilit i është ofruar tretman mjekësor në qendrën spitalore në Gjilan dhe më pas është liruar për në shtëpi. Nuk raportohet për te arrestuar. Me vendim te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.