DYLON

U.d. Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin Dinosha

U.d. Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin Dinosha
Avatar photo Redaksia

U.d. Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim Ambasadorin e Malit të Zi në Republikën e Kosovës, z. Ferhat Dinosha, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

U.d. Presidentja Osmani falënderoi ambasadorin Dinosha për angazhimin në avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve fqinjësore ndërmjet të të dy vendeve.

EkoHigjiena

Zonja Osmani theksoi se Mali i Zi është një partner strategjik dhe i rëndësishëm për Kosovën, teksa shprehu  besimin për vazhdimin e bashkëpunimit, me theks të veçantë në  fushën e integrimeve euro-atlantike.

Palët diskutuan edhe për  rolin konstruktiv të komunitetit malazez në Kosovë. /2LONLINE.com/