Arrestohet për posedim të marihuanës
Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan kanë arrestuar një person për posedim marihuane. Gjatë kontrollit të tij iu është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Raporti i policisë:
POSEDIM I NARKOTIKËVE
Gjilan 03.02.2021, 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit te i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë rreth 1 gram. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
