Arrestohen për posedim të heroinës
Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Kravaricë të Gjilanit janë arrestuar dy të dyshuar pasi te të njëjtit janë gjetur 101.2 gramë substancë narkotike e llojit heroinë.
“Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e dy të dyshuarve dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar mjete për matjen paketimin dhe përpunimin e substancës narkotike para të gatshme 120 euro etj”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./2LONLINE.com/
