DYLON

Gjilan: Sërish cak i policisë një bastore

Gjilan: Sërish cak i policisë një bastore
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë njoftuar për një rast të klasifikuar si “organizmi ilegal i skemave piramidale”. Sipas policisë, në Gjilan është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti kishte ushtruar veprimtari të paligjshme (bastore) në lokalin e tij.

Në lokal janë hasur edhe gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë duke luajtur bastore.

“Me urdhër të prokurorit nga lokali janë sekuestruar tre televizorë, tri shtëpiza të kompjuterit, tre monitorë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit (pronarit të lokalit) i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

EkoHigjiena

Përndryshe, ditë më parë, në Rajonin e Gjilanit, ka pasur edhe raste tjera  të veprimeve policore, që ndërlidhen me bastore. /2LONLINE.com/