DYLON

Dyshohet se kartëmonedha në vlerë prej 50 euro ishte false

Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan, ankuesja, femër kosovare, punëtore e bankës, ka raportuar se njësia qendrore për numërim dhe verifikim e të hollave kishte hasë në një kartëmonedhë në vlerë 50 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

“Nga njësiti policor për procedura hetimore është sekuestruar monedha në fjalë, është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./2LONLINE.com/.

EkoHigjiena