DYLON

Në Gjilan arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘fajde’ 

Në Gjilan arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘fajde’ 
Avatar photo Redaksia

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Gjilan, për një periudhë disa mujore, ka kryer aktivitet operative-hetimore duke përfshirë edhe masat e fshehta teknike të hetimit, në drejtim të mbledhjes së fakteve dhe provave për të siguruar dëshmi rreth kryerjes të veprës penale ‘fajde’ nga dy të dyshuar.

Të dyshuarit e përfshirë në veprimtari penale janë:

I.I. ( v.l.1968, mashkull, kosovar) dhe
B.K. ( v.l.1969, mashkull, kosovar).

EkoHigjiena

Dyshohet se I.I. i kishte dhënë 30,000.00 (tridhjetë mijë) €, një qytetari me marrëveshje që do t’i ktheheshin 39,000.00 (tridhjetë e nëntë mijë) €.

Po ashtu, dyshohet se B.K. i kishte dhënë 56,000.00 (pesëdhjetë e gjashtë mijë) €, një qytetari me marrëveshje që do t’i ktheheshin 70,000.00 (shtatëdhjetë mijë) €. Pra, siç shihet shuma e fitimit (interesi, kamata) ishte jo-proporcionale (30%) në të dy rastet.

Hetuesit policorë, sot më 04.08.2020, me urdhëresës të Gjykatës Themelore-Gjilan, kanë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit. Pas marrjes në pyetje të të dyshuarve në prezencë të avokatëve mbrojtës, me akt-vendim të prokurorit të lëndës, që të dy dërgohen në mbajtje për 48 orë. /2LONLINE.com/