DYLON

Telegram ngushëllimi nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, drejtuar familjes së prokurorit të ndjerë, Ismet Ukshini

Telegram ngushëllimi nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, drejtuar familjes së prokurorit të ndjerë, Ismet Ukshini
Avatar photo Redaksia

Kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi, ka ngushëlluar familjen e prokurorit Ismet Ukshini që sot  ka ndërruar jetë.

***
E nderuara familje Ukshini,

Me pikëllim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Ismet Ukshini, i cili, fatkeqësisht humbi betejën me pandeminë COVID-19.

EkoHigjiena

Me lejoni të shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, për të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët e prokurorit Ukshini.

Kujtojmë se prokurori Ismet Ukshini ishte shembull, i cili më përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Me respekt,

Kryeprokurori i Shtetit

Aleksandër Lumezi