DYLON

93 TË SHËRUAR DHE 14 RASTE ME COVID-19!

93 TË SHËRUAR DHE 14 RASTE ME COVID-19!
Avatar photo Redaksia

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.904 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 14 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Rahovec 1 rast (71 vjeç).

EkoHigjiena

Numri total i rasteve pozitive është 107.258 raste nga 593.728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.240 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 93 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.467 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.551.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 4 raste, Ferizaj 2 raste, Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Fushë-Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Kaçanik dhe Vushtrri. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.