DYLON

9 shqiptarë drejt Brazilit

Avatar photo Redaksia

Dita kur përfaqësuesja e Shqipërisë do të marrë pjesë në finalet e një Botërori apo Europiani duket ende e largët, megjithatë shqiptarët do të kenë ambasadorët e tyre në finalet e Brazil 2014. Mund të jenë ta paktën 9 lojtarë me origjinë nga Kosova që do të udhëtojnë drejt vendin karioka për të qenë protagonistë në eventin më të rëndësishëm sportiv të vitit. Përfaqësuesja e Zvicrës ka numrin më të madh të lojtarëve me orgjinë shqiptare në gjirin e saj. Tashmë është e sigurt përfshirja në listë e Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës, Valon Berhamit dhe Blerim Xhemailit, ndërsa më planet e Otmar Hitcfleld mund të jenë gjithashtu Admir Mehmedi dhe Pajtim Kasami.

Një lajm I mirë është edhe përfshirja e mbrojtësit të Sampdorias Shkodran Mustafi në listën paraprake të Joakim Low, ndërsa ka prenotuar një biletë për në Brazil edhe Adnan Januzaj, I cili I ktheu përgjigje pozitive Belgjikës duke shuar shpresat e shqiptarëve për ta parë me fanellën kuqezi. Një tjetër futbollist me origjinë nga Kosova, pikërisht Arjan Ademi, ka shanse të bëhet pjesë e Kroacisë në botëror. Mbetet për t’u parë nëse Greqia do të preferojë të grumbullojë ndonjë futbollist me origjinë shqiptare për kupën e Botës.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.