DYLON

868 TË SHËRUAR DHE 599 RASTE ME COVID-19!

868 TË SHËRUAR DHE 599 RASTE ME COVID-19!
Avatar photo Redaksia

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.576 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 599 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (77, 66, 51 vjeç), Ferizaj 2 raste (79, 63 vjeç), Gjilan 2 raste (81, 70 vjeç), Kamenicë 2 raste (69, 67 vjeç), Klinë 2 raste (81, 68 vjeç), Mitrovicë 2 raste (80, 73 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (63 vjeç), Viti 1 rast (72 vjeç).

EkoHigjiena

Numri total i rasteve pozitive është 100.135 raste nga 490.546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.039 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 868 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 85.196 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.900.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 128 raste, Gjilan 63 raste, Ferizaj 62 raste, Mitrovicë 46 raste, Gjakovë 44 raste, Podujevë 38 raste, Pejë 32 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Vushtrri 26 raste, Lipjan 19 raste, Deçan 11 raste, Kaçanik 11 raste, Obiliq 11 raste, Prizren 11 raste, Skenderaj 11 raste, Klinë 9 raste, Leposaviq 8 raste, Drenas 7 raste, Kamenicë 6 raste, Shtime 6 raste, Istog 5 raste, Malishevë 4 raste, Suharekë 4 raste, Viti 3 raste, Rahovec 2 raste /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.