DYLON

85 infermierë të rinj do të fillojnë punën në klinika të ndryshme të QKUK-së

85 infermierë të rinj do të fillojnë punën në klinika të ndryshme të QKUK-së
Avatar photo Redaksia

85 infermierë të rinj nga dita e nesërme do të fillojnë punën në klinika të ndryshme të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Punësimi i tyre do të zbusë pjesërisht mungesën e infermierëve në klinikat e QKUK-së.

EkoHigjiena

Nënshkrimi i kontratave u bë gjatë ditës së sotme.

Me këtë rast, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, infermierëve i’u dëshiroi punë të mbarë, duke i porositur ata, që në qendër të punës së tyre të kenë kujdesin ndaj pacientëve.

Nga 85 infermierët e pranuar së fundmi, 70 janë më kualifikim bachelor dhe 15 me shkollim të mesëm, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.