+832 gjoba në bazë të ligjit për pandeminë, + 1 mijë e 176 gjoba trafiku

+832 gjoba në bazë të ligjit për pandeminë, + 1 mijë e 176 gjoba trafiku

Për çdo 24 orë, nga Policia e Kosovës, raportohet për gjobat që shqiptohen për qytetarë që nuk po i respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore ndaj COVID-19. Janë +832 të tilla që iu janë shqiptuar qytetarëve që kanë ra ndesh me këtë ligj, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Po ashtu policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 176 tiketa për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 14 aksidente me të lënduar dhe 27 aksidente me dëme materiale.

Janë arrestuar edhe 14 persona, 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/

KOMENTE