DYLON

8 të mirat e mrekullueshme të mjaltit

Avatar photo Redaksia

Mjalti është një prej lendeve ushqimore më të vjetra të përdorura nga njeriu. Ai vazhdon të përdoret edhe sot për shkak të vlerave të jashtëzakonshme që bart dhe që fillojnë që me aftësinë e tij në rigjenerimin e lëkurës e deri në uljen e peshës dhe dhimbjen e kokës.

Me poshtë është një listë e përfitimeve të tij.

EkoHigjiena

1. Burim energjie. Mjalti është një burim shume i mire i energjive. Konsumi i tij është forma më e mirë e përftimit të energjisë në mënyrë natyrale.
2. Miku më i mirë i fytit tuaj. Disa lugë në ditë, veçanërisht e përzier edhe me një majë luge kripë dhe pak limon, janë kura më e mirë natyrale për problemet me fytin.
3. Përmirëson sistemin imunitar. Ai është një antioksidant shume i fuqishëm dhe në këtë mënyrë ndikon drejtpërsëdrejti në sistemin e tuaj imunitar, duke e përforcuar atë, veçanërisht i përzier edhe me limon.
4. Ndihmon në uljen në peshe. I përzier në një gotë ujë të ngrohtë me pak limon, ai ndihmon në uljen e kilogramëve te tepërt veçanërisht nëse e pini çdo mëngjes.
5. Përmirëson gjumin. Pak mjaltë në gotën tuaj të qumështit është një ilaç natyral për të stimuluar gjumin.
6. Përshpejton procesin e rigjenerimit të plagëve të lëkurës. Kjo mundësohet duke e lyer me pak mjaltë pjesën e dëmtuar te saj..
7. Ndalon dhimbjet e kokës. Veçanërisht në ato raste kur ajo shkaktohet nga pirja e tepërt e alkoolit.

8. Përmirëson erën e gojës. Sigurisht qe kjo nuk do te thotë te hiqni dore nga larja e dhëmbëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.