DYLON

8-Marsi: Urojnë kryetarët e komunave Gjilan, Viti e Kamenicë

Avatar photo Redaksia

Haziri: Gratë janë simboli i dashurisë, ikona e saj dhe sakrifica për më të mirën
/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ka uruar gratë dhe nënat gjilanase, duke rikujtuar rolin e pazëvendësueshëm të femrës në ndërtimin dhe zhvillimin shoqërisë sonë, të institucioneve tona, të shtetit tonë. Në mesazhin e urimit të kryetarit Haziri thuhet:

“Të nderuara vajza dhe gra, nëna dhe motra, shfrytëzoj rastin që si kryetar i Komunës së Gjilanit t’ju uroj 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe t’ju them se ju jeni simboli i dashurisë, ikona e saj dhe sakrifica për më të mirën.

EkoHigjiena

Në këtë ditë të shënuar për të gjithë ne, rikujtojmë rolin e pazëvendësueshëm të gruas në ndërtimin dhe zhvillimin shoqërisë sonë, të institucioneve tona, të shtetit tonë.
Sot, gruaja gjilanase gëzon pozita të larta vendimmarrëse sepse pa fuqizimin e rolit të gruas në vendimmarrje nuk mund të kemi shoqëri demokratike.

Andaj, inkurajoj të gjitha femrat që të mos ndalojnë në rrugën e tyre për të zënë vendin e tyre të merituar në shoqëri. Gëzuar!”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit Haziri.

Kryetari Haliti uron gjithë nënat dhe motrat me rastin e 8 Marsit-Ditës ndërkombëtare të Gruas

Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 Marsi, është një festë e rëndësishme për gruan dhe nënën, si pjesë e shoqërisë, që shënohet në tërë botën demokratike. Përgjatë gjithë historisë roli i nënës dhe i gruas ka qenë i domosdoshëm për krijimin e vlerave të përgjithshme shoqërore, kulturore, politike dhe jetësore. Me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas 8 Marsin, ju uroj gjithë nënave dhe motrave këtë festë duke ju dëshiruar shëndet e gjithë të mirat në jetë.
Kryetari i komunës së Vitisë-Sokol Haliti

Sinani uron festën e 8 Marsit

Sot është dita e nderimit dhe e mirënjohjes më të thellë ndaj nënave, grave, vajzave, motrave tona, që me sakrificat, përkushtimin, aftësitë dhe dashurinë e tyre janë themel i suksesit të individit, familjes dhe shoqërisë.
Duke ju uruar me krenari dhe dashuri atyre këte ditë, le të zotohemi të vazhdojmë betejën tonë për barazinë reale midis burrit dhe gruas, nënës dhe babait, motrës dhe vëllait, vendimtare kjo për emancipimin e familjes, shoqërisë dhe kombit tonë.