DYLON

788 TË SHËRUAR DHE 685 RASTE ME COVID-19!

788 TË SHËRUAR DHE 685 RASTE ME COVID-19!
Avatar photo Redaksia

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.742 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 685 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3 raste (81, 74, 62 vjeç), Ferizaj 2 raste (84, 78 vjeç), Kamenicë 2 raste (77, 77 vjeç), Prishtinë 2 raste (79, 69 vjeç), Lipjan 1 rast (74 vjeç), Mitrovicë 1 rast (71 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç), Suharekë 1 rast (53 vjeç), Vushtrri 1 rast (80 vjeç).

EkoHigjiena

Numri total i rasteve pozitive është 95.341 raste nga 456.664 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.948 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 788 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 79.490 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.903.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 194 raste, Gjilan 70 raste, Gjakovë 46 raste, Pejë 41 raste, Mitrovicë 38 raste, Vushtrri 35 raste, Ferizaj 31 raste, Skenderaj 31 raste, Fushë-Kosovë 26 raste, Podujevë 26 raste, Lipjan 19 raste, Viti 16 raste, Obiliq 14 raste, Deçan 13 raste, Istog 11 raste, Kaçanik 10 raste, Prizren 10 raste, Drenas 8 raste, Klinë 8 raste, Malishevë 8 raste, Kamenicë 7 raste, Suharekë 7 raste, Hani i Elezit 5 raste, Shtime 5 raste, Rahovec 4 raste dhe Dragash 2 raste. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.