DYLON

781 nxënës të Gjilanit iu nënshtruan testit të Maturës Shtetërore

Avatar photo Redaksia

/2L ONLKINE/ – Është mbajtur sot në Gjilan testi i Maturës Shtetrore, pjesa e parë e afatit të dytë, ku testit u janë nënshtruar 781 nxënës. Ecurinë e testimit e ka përcjellë nga afër drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa dhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, të cilët janë ndarë të kënaqur me procesin e testimit.

Drejtori i DKA-së, Nazmi Musa, është shprehur se se i tërë procesi i organizimit dhe i mbajtjes së Testit të maturës, u zhvillua pa asnjë problem.

EkoHigjiena

Duhet theksuar se ky proces është monitoruar nga 45 administrues nga Komuna e Lipjanit dhe 13 monitorues nga Komuna e Prizrenit. Ndërsa, nga Drejtoria Komunale e Arsimin në Gjilan kanë qenë të angazhuar 9 zyrtar, 9 drejtor te shkollave dhe 13 përfaqësues nga MASHT-i.

Ndryshe, Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan, për realizimin e testit të Maturës Shtetërore ka angazhuar 67 mësimdhënës në rolin e administruesëve të cilët kanë administruar testin e Maturës në Komunën e Vushtrisë, dhe 25 drejtor të shkollave fillore në cilësinë e mbikqyrësve në shkollat e Prishtinës. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.