DYLON

73 raste pozitive me COVID-19

73 raste pozitive me COVID-19
Avatar photo Redaksia

Sot më 02 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 225 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 73 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive 3.064 raste nga 24.271 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 55 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Sot më 02 korrik 2020, janë shëruar 63 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.707 raste, kurse raste aktive 1.302.

EkoHigjiena

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Lipjanit 7 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Skenderajt 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë dhe Podujevë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.