+723 gjoba në bazë të ligjit për pandeminë, +743 gjoba trafiku

+723 gjoba në bazë të ligjit për pandeminë, +743 gjoba trafiku

Për çdo 24 orë, nga Policia e Kosovës, raportohet për gjobat që shqiptohen për qytetarë që nuk po i respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore ndaj COVID-19. Janë 723 të tilla që iu janë shqiptuar qytetarëve që kanë ra ndesh me këtë ligj, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Po ashtu policia ka shqiptuar edhe 743 tiketa për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 15 aksidente me dëme materiale dhe 12 aksidente me të lënduar.

Janë arrestuar edhe 12 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE.com/

KOMENTE