DYLON

700 lindje më pak në vitin 2019 në Gjinekologjinë e QKUK-së

700 lindje më pak në vitin 2019 në Gjinekologjinë e QKUK-së
Avatar photo Elife Sherifi

Në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në vitin 2019 u lindën 9242 foshnje. Krahasuar me vitin 2018 këtë vit u lindën rreth 700 foshnje më pak.

Drejtori i Gjinekologjisë në QKUK, Jakup Ismajli vitin 2019 po e vlerëson si të suksesshëm dhe të karakterizuar me punë të madhe.

Përveç lindjeve të shumta ai bën të ditur se gjatë këtij viti u kryen mbi 6 mijë intervenime të ndryshme gjinekologjike.

EkoHigjiena

“Viti 2019 klinikën tonë e ka karakterizuar me një punë të madhe. Kemi pasur diku 9242 lindje. Kemi pasur 6 mijë e 45 operacione, ku hyjnë operacionet selektive, po ashtu edhe lindjet me prerje cezariane. Mund të themi se ka qenë një vit i suksesshëm sa i përket ofrimit të shërbimeve shëndetësore, operacioneve, investimeve dhe rregullimit të klinikës si dhe mirëqenies së pacientëve”, thotë ai.

Pavarësisht që ende nuk i kanë siguruar të dhënat nga spitalet rajonale, Ismajli thotë se trendi i lindjeve është në rënie.

“Ka rënie të natalitetit në krahasim me vitin e kaluar, pasi që në 2018 kemi pas 9950 lindje, kurse deri tani kemi 9242 lindje. Pra është një rënie e numrit të lindjeve, edhe pse ne nuk i kemi ende statistikat të spitaleve regjionale dhe të spitaleve private. Megjithatë, nuk është një rënie për t’u theksuar”, shton Ismajli.

Sipas tij shkaktarët kryesorë për rënien e natalitetit mbeten planifikimi familjar, kushtet jo të mira ekonomike, por që tashmë i është shtuar edhe migrimi i të rinjve.

“Mendoj se shkaktarët të cilët kanë ndikuar në këtë rënie janë planifikimi familjar, pastaj kushtet socio-ekonomike, po ashtu edhe migracioni që nuk duhet anashkaluar pasi që një numër i madh i të rinjve kanë filluar të migrojnë”, thotë ai.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.