70 nxënës nënshkruan sot kontratat për marrën e bursave mujore
/2L ONLINE/ – 70 nxënës të klasave të 10-ta që janë përfitues të bursave nga Fondacionit Kosovë-Luksemburg kanë nënshkruar sot kontratat e tyre. Nxënësit përfitues do të marrinë bursë mujore në vlerë prej 42.50€ dhe atë deri në vitin 2017.
Nënshkrimi i këtyre kontratave u bë sot në Shtëpinë e Kulturës në Viti ku përpos nxënësve dhe prindërve të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga ky fondacion por edhe të Institucioneve Komunale në krye me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili ndër tjerash falënderoj Fondacionin Kosovë-Luksemburg për ndarjen e këtyre bursave.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti duke falënderuar Fondacionin Kosovë-Luksemburg për ndarjen e këtyre bursave cilësoj ato si shumë të nevojshme me qëllim të përkrahjes së nxënësve. Ai tha se Komuna e Vitisë, ka një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Fondacionin Kosovë-Luksemburg jo vetëm në këtë projekt por edhe në shumë projekte të tjera duke theksuar se puna e këtij fondacioni është shumë i rëndësishëm për qytetarët e kësaj komune.
“Me lejoni që të ju uroj nxënësve që janë përfitues të këtyre bursave dhe njëheritë shpresojmë se në bashkëpunim me Fondacionin Kosovë-Luksemburg do ta rrisim numrin e përfituesve të bursave. Por me e rëndësishme është se u bë hapi i parë ku një fondacion i tillë për herë të parë pas luftës subvencionon nxënësit e shkollave të mesme konkretisht të klasave të 10-ta”,U shpreh Haliti.
Ndërkaq Florim Shabani, nga Sektori i Edukimit, pranë Fondacioni Kosovë-Luksemburg, ndër tjerash tha se bursistët janë të obliguar që të vazhdojnë të jenë të suksesshëm, të jen aktiv, të kenë vijueshmëri të rregullt dhe të mos bëjnë mungesa me qëllim që të vazhdojnë kontratën.
Ai poashtu potencoi se fondacioni do të bënë monitorimin e nxënësve përfitues në këtë drejtim. Ndërkaq për të gjitha ata nxënës që janë me asistencë sociale ai shtoi i se Fondacioni është siguruar se marrja e këtyre bursave, të mos ndikoj në ndërprerjen e asistencës sociale dhe se për këtë listën e përfituesve kanë dërguar në ministri përkatëse.
Ai pati edhe një kërkesë tjetër për nxënësit të ruhen faturat për paratë e shpenzuara.. Ndërkaq nxënësit përfitues do të marrinë bursë mujore në vlerë prej 42.50€ dhe atë deri në vitin 2017. /2L ONLINE/


