Çdo vit festohet 7 Marsi- Dita e Mësuesit, që na përkujton ditën kur më 7 mars 1887, në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit, u hap Mësonjëtorja kombëtare shqipe. Ajo ishte shkollë me karakter kombëtar e laik ( jo fetar ) ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe.
Arta Haziri – Nuhiu
Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami etj.
Dita e Mësuesit është festë kombëtare nuk është vetëm për punonjës të arsimit shqiptar, por edhe për nxënës e studentë, është një festë që festohet në çdo familje shqiptare.
Kjo është një traditë e bukur e krijuar tek populli ynë. Në këtë ditë të rëndësishme të arsimit shqiptar, kujtojmë me respekt të thellë veprën e ndritur të mësuesve dhe patriotëve të shquar, që punuan me përkushtim dhe bënë sakrifica të mëdha, për zhvillimin e arsimit kombëtar.
Të gjithë veteranëve të arsimit, mësimdhënësve që mbajnë gjallë gjuhën dhe alfabetit shqip, kudo që ndodhen, ju uroj nga zemra Gëzuar Ditën e Mësuesve – 7 Marsin!
Me respektin më të madh, lumturohem për dijetarët që patëm e kemi, për punën dhe veprat e tyre, që i lanë ndër breza, që ta përcjellin në gjeneratë pas gjenerate misionin e tyre të veçantë.
“Dhe drita e diturisë përpara do na shpjerë”. Naim Frashëri
Gëzuar festën, mësues/e të nderuar e të respektuar!