DYLON

7 këshilla praktike për ta përballuar më mirë ditën

Avatar photo Redaksia

Të jetuarit mirë është një ushtrim i përditshëm që shpesh varet nga sjellje të vogla dhe mënyra e menaxhimit të një situate të caktuar. Për përballimin më të mirë të ditës janë shtatë veprime praktike që ndihmojnë.

Qeshni më shumë- Të qeshurit është ngjitës, dhe kjo gjë sjell përmirësim humori jo vetëm për ju por edhe për njerëzit që iu rrethojnë. Buzëqeshja i bën mirë shëndetit, zgjat jetën, përmirëson sistemin imunitar dhe ul kolesterolin negativ.

EkoHigjiena

Flini mirë- Gjumi është shumë i rëndësishëm për ta përballuar sa më mirë ditën. Nevojiten mesatarisht tetë orë gjumë, në mënyrë që të mbroni sistemin imunitar.

Shikoni me sytë e një fëmijë- Zbuloni jetën e përditshme në mënyra të ndryshme. Entuziazmohuni edhe nga gjërat e vogla. Spontaniteti është më i mirë.

Bëni dashuri- Intimiteti me partnerin është një aktivitet dobiprurës për gjithë organizmin, pasi ndikon pozitivisht në presionin e gjakut dhe në sistemin imunitar. Aktiviteti seksual te femrat, ka efekte shumë të mira për lëkurën dhe flokët si dhe qetëson dhimbjen e kokës.

Ruani peshën- Nuk është vetëm çështje estetike, por ruajtja e peshës në mënyrë të përditshme, parandalon problemet fizike. Tregoni kujdes për ushqimin.

Dedikojuni të tjerëve- Aktivitetet sociale janë mënyra më e mirë për të kaluar kohën e lirë, veçanërisht nëse iu dedikoheni njerëzve që keni përzemër. Në këtë mënyrë rrisni vetëbesimin, mbani nën kontroll humorin dhe depresionin.

Hani me ngjyra- Ushqimi është i rëndësishëm që të jetë me ngjyra, portokallia e karotave dhe kungullit, ngjyra violë e boronicës, e kuqja e domates, jeshilja e sallatës, janë ngjyra të ushqimeve që garantojnë humorin dhe e pasurojnë organizmin me një dozë të mirë antioksidantësh.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.