DYLON

7 arsye për të ngrënë bamjet

Avatar photo Redaksia

Shumë pak persona e dinë që bamja është një bimë që ka veti kuruese për shumë sëmundje. Ajo ka veti kuruese për sëmundjet respiratore, sistemin urinar, diabetin, hipertensionin, sidomos për moshat e treta.

Por në bazë të statistikave botërore, bamja hyn tek ushqimet më të refuzuara sipas raportimeve të preferencave ushqimore.

EkoHigjiena

Ne po ju japim 7 arsye përse bamjet duhet të jenë pjesë e pandarë e dietës suaj gjatë këtij sezoni:

1. Ka disa të dhëna mjekësore që tregojnë se bamjet luftojnë 3 lloje kanceri: atë të gjirit, të prostatës dhe të lëkurës.

2. Ndihmojnë në trajtimin e diabetit duke ndikuar në përthithjen e sheqerit nga aparati tretës.

3. Ndihmojnë në përmirësimin e nivelit të kolesterolit, duke ulur nivelin e tij në aparatin tretës.

4. Përmirësojnë rregullsinë e aparatit tretës në sajë të përmbajtjes së lartë në fibra.

5. Ushqejnë mikroflorën e aparatit tretës duke përforcuar kështu imunitetin tuaj.

6. Ushqejnë lëkurën me vitaminë C.

7. Janë të pasura me folate dhe vitaminën B-6, të cilat përbëjnë ushqimin e përsosur për një grua shtatzënë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.