690 nxënës të klasave të nënta i janë nënshtruar testit të arritshmërisë në komunën e Vitisë

690 nxënës të klasave të nënta i janë nënshtruar testit të arritshmërisë në komunën e Vitisë

Në Komunën e Vitisë, po mbahet sot testi i arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta, të cilët po i përgjigjen 100 pyetjeve që përmban ky testim. Drejtori i Arsimit, Basri Aliu, ka njoftuar se rreth 690 nxënës të klasave të nënta i janë nënshtruar testit të arritshmërisë dhe se ai po zhvillohet normalisht.

“Ka filluar mbarë testi i arritshmërisë në komunën tonë, janë 4 qendra testimi tri në qytetin e Vitisë e një në Pozheran. Numri i nxënësve që kanë hyrë në këtë test është rreth 690, të cilët pas këtij testi, do të vazhdojnë regjistrimin e tyre në shkollat e mesme. Deri tani nuk kemi ndonjë parregullsi, kam vizituar dy shkolla, procesi po shkon mbar dhe janë duke u respektuar masat kundër virusit.

Ministria e Arsimit, ka monitoruesit e caktuar dhe ne si drejtori, janë edhe mësuesit që janë duke mbikëqyrë. Në çdo klasë janë nga 15 nxënës”, ka thënë drejtori Aliu. Ai më tej shtoi se testi do t’i ketë 100 pyetje nga lëndët gjuhë shqipe, gjuhë angleze, matematikë dhe pyetje nga shkencat shoqërore dhe ato natyrore.

Në drejtorinë komunale të Arsimit, thonë se këtë herë nuk do të jetë kriter kalimi, por që pikët e mbledhura do t’u shërbejnë nxënësve të orientohen për në shkollimin e mesëm. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, kërkon që çfarëdo parregullsi eventuale në qendrën e testimit, të raportohet me shkrim në DKA dhe në MASHTI. /2LONLINE.com/

KOMENTE