DYLON

615 TË SHËRUAR DHE 227 RASTE ME COVID-19!

615 TË SHËRUAR DHE 227 RASTE ME COVID-19!
Avatar photo Redaksia

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.010 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 227 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (73 vjeç), Rahovec 1 rast (60 vjeç), Shtime 1 rast (72 vjeç), Viti 1 rast (80 vjeç).

EkoHigjiena

Numri total i rasteve pozitive është 104.042 raste nga 520.744 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.129 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 615 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 91.427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.486.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 60 raste, Gjakovë 20 raste, Mitrovicë 18 raste, Gjilan 16 raste, Drenas 14 raste, Podujevë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Pejë 10 raste, Obiliq 9 raste, Vushtrri 8 raste, Fushë-Kosovë 7 raste, Lipjan 7 raste, Deçan 6 raste, Shtime 6 raste, Malishevë 4 raste, Prizren 4 raste, Klinë 3 raste, Viti 3 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Kaçanik, Novobërdë, Partesh dhe Skenderaj. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.