DYLON

61 kosovarë pa letra kapen në trenin Hungari-Gjermani

Avatar photo Redaksia

Policia gjermane ka zënë 61 kosovarë në një tren. Ata kishin hyrë në këtë shtet pa dokumentaionin e nevojshëm dhe po udhëtonin nga Hungaria me një tren të relacioneve të gjata. Për shkak se u mungonin dokumentet valide të udhëtimit dhe vizat për qëndrim në Gjermani, ata janë zbritur nga treni në Rosenheim.

Në mesin e tyre ishin 49 të rritur dhe 12 fëimijë ose të mitur. Shumica, gjatë marrjes në pyetje janë deklaruar se kërkojnë azil. Fillimisht ata janë dërguar në Qendrën e Pranimit të Refugjatëve në Munih. Por një pjesë e tyre janë detyruar ta lëshojnë Gjermaninë menjëherë, shkruan albinfo.ch.

EkoHigjiena

Policia i ka marrë ata në pyetje dhe i ka sjellë në qendrën e shërbimit të Policisë Federale. Inspekcioni në Rosenheim i Policisë Federale konfirmon se numri i kosovarëve që hyjnë në Gjermani pa letra është shumë i madh prej disa muajsh.

Po ashtu gjatë vikendit Policia Federale e Rosenheimit ka kapur 150 persona që kanë hyrë pa Dokumente në Gjermani. Rreth 90 prej tyre ishin kosovarë.

Ndërsa nga 980 personat e hyrë pa letra gjatë janarit në pikat kufitare Austri-Gjermani, rreth Rosenheim-it, 330 kanë qenë kosovarë. Gjatë dhjetorit të vitit të kaluar ky numër ka qenë edhe më i madh: rreth 420 gra dhe burra kosovarë janë regjistruar si migrantë ilegalë vetëm në këtë regjion.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.