DYLON

60 vjet nga krijimi i kukullës barbie, femra në profesione të shumta

60 vjet nga krijimi i kukullës barbie, femra në profesione të shumta
Avatar photo Elife Sherifi

Hera e parë kur janë prezantuar kukullat ka qenë në vitin 1959 në New Jork. Kukulla ‘Barbie’ sot mbush 60 vjet nga dalja në treg.

Prodhuesit e kësaj lodre, për nderë të këtij përvjetori kanë vendosur të sjellin një koleksion të ri. Kompania ‘Mattel INC’ për përvjetorin e 60-të ka krijuar figurat e 20 grave të suksesshme.

Përpos këtyre figurave, kompania i ka prezantuar edhe kukullat që paraqesin profesionet e astronautes, pilotes, atletes, gazetares, politikanes dhe zjarrfikëses. Këto profesione janë përzgjedhur qëllimisht për shkak se gratë nuk janë të përfaqësuara aq sa duhet në këto fusha.

EkoHigjiena

Prodhuesi i këtyre kukullave deri tash ka përfshirë figurat e më shumë se 200 profesioneve, prej kirurges deri te krijuesja e lojërave kompjuterike. Sidoqoftë, kompania është kritikuar për paraqitje joreale të trupit të femrave.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.