Hera e parë kur janë prezantuar kukullat ka qenë në vitin 1959 në New Jork. Kukulla ‘Barbie’ sot mbush 60 vjet nga dalja në treg.
Prodhuesit e kësaj lodre, për nderë të këtij përvjetori kanë vendosur të sjellin një koleksion të ri. Kompania ‘Mattel INC’ për përvjetorin e 60-të ka krijuar figurat e 20 grave të suksesshme.
Përpos këtyre figurave, kompania i ka prezantuar edhe kukullat që paraqesin profesionet e astronautes, pilotes, atletes, gazetares, politikanes dhe zjarrfikëses. Këto profesione janë përzgjedhur qëllimisht për shkak se gratë nuk janë të përfaqësuara aq sa duhet në këto fusha.
Prodhuesi i këtyre kukullave deri tash ka përfshirë figurat e më shumë se 200 profesioneve, prej kirurges deri te krijuesja e lojërave kompjuterike. Sidoqoftë, kompania është kritikuar për paraqitje joreale të trupit të femrave.