DYLON

6+ me PDK-në

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), njëherësh deputet i grupit parlamentar 6+, Mahir Jagxhillar, ka thënë se kjo parti dhe ky grup parlamentar janë të gatshëm ta mbështetin në parim PDK-në për t’i formuar institucionet e reja.

“Në parim i kemi thënë (Thaçit) se jemi të gatshëm, por kjo çështje nuk varet vetëm prej neve. Pra, nevojitet të krijohet shumica”, ka thënë Jagxhillar në një bisedë për “Epokën e re”. Jagxhillar, i cili të hënën me deputetët e grupit parlamentar 6+ është takuar ndaras me Thaçin dhe liderët e bllokut, ka thënë se ua kanë bërë të qartë se ky grup është kundër mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare.

EkoHigjiena

http://epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=50373&Ctype=1

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.