Njëra nga mënyrat me te mira qe te mbani imunitetin tuaj te forte dhe parandaloni ftohjet dhe gripin është diçka qe ndoshta mund te befasoje.
Ekspertet thonë se një diete e pasur me fruta dhe perime mund te ju ndihmoje ne zmbrapsjen e infeksioneve si ftohja dhe gripi. E kjo është për shkak se këto super ushqime përmbajnë antioksidues qe forcojnë sistemin imunitetit.
Çfarë janë antioksiduesit?
Ato janë vitamina, minerale, dhe materie ushqyese tjera qe mbrojnë dhe riparojnë qelizat nga demet e shkaktuara nga radikalet e lire. Shume ekspert besojnë se ky dem luan pjesërisht rol ne shkaktimin e një morie sëmundjesh kronike përfshi këtu edhe ngurtësimin e arterieve (atherosclerosis), kancerin dhe artritin. Radikalet e lire munden qe gjithashtu te ndërhyjnë ne sistemin imunitetit tuaj. Kështu qe te luftosh demet përmes antioksiduesve ndihmon qe te mbani sistemin imunitetit tuaj te forte duke ju bere juve me te mire ne zmbrapsjen e ftohjes, gripit dhe infeksioneve tjera.
Antioksiduesit per Imunitet: Ku mund ti gjeni?
Te shtosh me shume fruta dhe perime ne cilëndo diete përmirëson shëndetin tuaj. Por disa ushqime kane sasi me te larta te antioksiduesve. Tri Vitaminat antioksiduese kryesore janë beta-karoinet, vitamina C dhe vitamina E. Ju i gjeni ato ne frutat dhe perimet shumëngjyrëshe – veçanërisht tek ato me ngjyre te vjollce, kaltër, kuqe, portokalltë dhe verdhe. Për ti marr benificionet e antioksiduesve haj këto fruta ashtu si janë apo avulloj (ziej) paksa. Mos i ziej apo pjek tepër.
Beta-karotinat dhe karotenoidet tjerë: Kajsitë, shparg, rrepa, brokoli, lulelakra, karotat, misri, speci gjelbër, lakra jeshile, mango, rrepa, nektarinat, pjeshkat, grejpfruti vjollce, kungulli, spinaqi, patatja e embel, mandarinat, domatet dhe shalqiri.
Vitamina C: Brokoli, lakër Brukseli, pjepri, lulelakra, grejpfruti, nektar, lakër jeshile, kivi, mangot, nektarin, portokalli, papaja, specat e kuq, gjelbër dhe te verdhe, patatja e ëmbël, dredhëzat dhe domatet.
Vitamina E: Brokoli, karotat, mustarde, mangot, arrat, papaja, kungulli, specat e kuqe, spinaqi dhe farat e lulediellit.
Super ushqimet tjera qe janë te pasura me antioksidues jane:
-Kumbullat e thara
-Mollët
-Rrushi thare (rrushi thate)
-Boronica
-Manaferrat
-Kumbullat-Hardhitë e kuqe
-Qepet
-Patëllxhani
-Bathët
Vitaminat nuk janë te vetmit antioksidues ne ushqim. Antioksiduesit tjerë qe ndihmojnë ne forcimin e sistemit imunitetit janë:
-Zinku: gjendet ne, mish te kuqe, mish pule, bathe, arra, ushqime deti, drithëra te plota, dhe produkte qumështi (bulmeti).
-Seleniumi: gjendet ne arrat Braziliane, mish lope dhe pule dhe ne produkte tjera nga drithi./infoalbania/