6 Gushti po vjen, një moment për të reflektuar!
Shkruan: Burim Korqa
6 Gushti po vjen.
Një moment për të reflektuar!
Sot, më shumë se kurrë, duhet ta kuptojmë se shteti nuk ndërtohet vetëm me ideale, por me institucione funksionale, përgjegjësi dhe respekt për demokracinë.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës na kujton se institucionet janë themeli i Republikës sonë.
Kosova po përballet me sfida, por po ashtu po vazhdon të ndërtojë dhe forcojë institucionet e saj. Kritika dhe llogaridhënia janë pjesë e demokracisë, por edhe besimi dhe përgjegjësia janë pjesë e shtetndërtimit.
Republika nuk ndërtohet vetëm në momente historike. Ajo ndërtohet çdo ditë, me punën e institucioneve dhe me përgjegjësinë e secilit prej nesh, në veçanti e atyre që janë zgjedhur me votën e popullit.
Bëjeni këtë ditë festë. /2LONLINE/
