DYLON

6 arsye se pse duhet pirë sa më shumë ujë

Avatar photo Redaksia

Ndodh që njerëz të caktuar të pinë fare pak ujë dhe veçanërisht tani në dimër, kur kërkesat e trupit dhe etja është më e vogël. Por ekspertët kanë renditur 6 arsye se pse duhet pirë rregullisht dhe sa më shumë ujë.

-Pirja e ujit ndihmon në dobësim

EkoHigjiena

Nëse shkohet në vaktin kryesor të ngrënies me shumë uri dhe dëshirohet të qetësohet kjo uri e shfrenuar, atëherë këshillohet që të pihet një gotë ujë para çdo vakti, duke zënë një pjesë të stomakut dhe duke bërë që të ndjehemi më të ngopur.

-Pirja e ujit ndihmon për hidratimin e trupit

Personat që merren me sport e kanë domosdoshmëri hidratimin e trupit, ndaj këshillohet që të pinë sa më shpesh, por kryesisht disa orë para aktivitetit fizik.

-Pirja e shpeshtë e ujit, ndihmon për një lëkurë më të mirë

Lëkura është më e shëndetshme dhe më e mirë, nëse pihet pak më shumë ujë nga sa mund të keni etje.

-Pirja e ujit përmirëson tretjen

Pirja e sasive të mëdha të ujit, ndihmon veçanërisht ata persona që vuajnë nga problemet me tretjen.

-Pirja e shpeshtë e ujit ndihmon në eliminimin e toksinave nga trupi dhe lehtëson pastrimin nga substancat që mund të merren nëpërmjet ushqimit.

-Sa më shumë ujë të pihet aq më shumë para kursehen

Uji në shishe është sigurisht më ekonomik në raport me pije të tjera

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.