598 gjoba në bazë të ligjit për pandeminë, 1 mijë e 3 gjoba trafiku

598 gjoba në bazë të ligjit për pandeminë, 1 mijë e 3 gjoba trafiku

Për çdo 24 orë, nga Policia e Kosovës, raportohet për gjobat që shqiptohen për qytetarë që nuk po i respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore ndaj COVID-19. Janë 593 të tilla që iu janë shqiptuar qytetarëve që kanë ra ndesh me këtë ligj, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Po ashtu policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 3 tiketa për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar: 1 aksident fatal, 30 aksidente me të lënduar dhe 59 aksidente me dëme materiale.

Janë arrestuar edhe 19 persona, 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 6 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/

KOMENTE