DYLON

503 TË SHËRUAR DHE 529 RASTE ME COVID-19!

503 TË SHËRUAR DHE 529 RASTE ME COVID-19!
Avatar photo Redaksia

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.413 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 529 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (85, 62, 57 vjeç), Vushtrri 3 raste (79, 71, 68 vjeç), Drenas 1 rast (66 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Kamenicë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (68 vjeç), Rahovec 1 rast (61 vjeç).

EkoHigjiena

Numri total i rasteve pozitive është 97.996 raste nga 475.417 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.988 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 503 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 82.064 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.944.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 194 raste, Mitrovicë 66 raste, Gjilan 60 raste, Podujevë 31 raste, Pejë 27 raste, Ferizaj 18 raste, Gjakovë 18 raste, Skenderaj 16 raste, Vushtrri 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Lipjan 12 raste, Kamenicë 8 raste, Shtime 8 raste, Drenas 6 raste, Prizren 6 raste, Istog 5 raste, Viti 5 raste, Klinë 4 raste, Obiliq 4 raste, Rahovec 4 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan dhe Zubin-Potok. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.