DYLON

500 policë në ditën e zgjedhjeve në veri, ROSU në gatishmëri

Avatar photo Redaksia

Në veri të Kosovës, me rastin e mbajtjes së nesërme të zgjedhjeve parlamentare, do të angazhohen 500 policë të Policisë së Kosovës që do të përkujdesen për mbarëvajtje të votimeve dhe që çdo gjë të kalojë pa probleme.

Shefi rajonal i Policisë së Kosovës Zhelko Bojiq i ka thënë Tanjugut se drejtoria rajonale e Policisë së Kosovës “Mitrovica – veri ” e ka bërë planin operativ me të cilin është paraparë angazhimi i 476 policëve gjatë mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

EkoHigjiena

“Afër çdo vendvotimi do të angazhohet një numër i madh nëpunësish policorë detyrë e të cilëve është të përkujdesen për sigurinë e qytetarëve. Veç kësaj, do të shtohen edhe patrullat mobile e këmbësore policore”, ka thënë Bojiq.

Ai ka shtuar se në gjendje gatishmërie do të jenë edhe pjesëtarët e njësisë speciale (ROSU) të cilët në rats nevoje do të jenë të gatshëm për ndërhyrje. Sigurinë gjatë zgjedhjeve, pos Policisë së Kosovës do ta kryejnë edhe ushtarë të KFOR-it e policë të EULEX-it.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.