Edhe pse çdo dite përdorni kremra te ndryshëm dhe e trajtoni me se miri lëkurën tuaj, ajo nuk ka shkëlqimin e duhur dhe shfaqen here pas here puçrra? Kjo mund te vije edhe si pasoje e ushqimit. Ja disa produkte qe mund te provokojnë shfaqjen e puçrrave.
Çokollata
Edhe pse është e shijshme dhe ngre humorin, çokollata mund te nxite prodhimin e puçrrave. Ajo shton prodhimin e interleukine-1b dhe interleukine-s 10 çka ul mbrojtjen imunitare te organizmit. Si pasoje e kësaj te fundit, bakteret futen me lehte ne trupo dhe infektojnë puçrrat.
Buka
Buka është një ushqim i pasur me lucide dhe kjo rrit sasinë e insulinës, për pasoje rritet sekretimi i serum-it. Kjo substance e yndyrshme ruan bakteret ne lëkurë dhe nxit përkeqësimin e puçrrave.
Qumështi dhe produktet e tij
Qumështi i skremuar mund te sjelle me tepër probleme për lëkurën. Me pak yndyre ne qumësht do te thotë me shume laktozë, çka mund te krijoje puçrra dhe probleme te tjera ne lëkurë.
Kripa
Ushqimet me shume kripe shtojnë gazrat dhe provokojnë fryrje përreth syve. Për pasoje mund te shfaqen edhe puçrra.
Alkoli
Alkoli dehidraton lëkurën dhe e bën atë te duket me e vjetër. Për një lëkurë te bukur dhe pa puçrra limitoni sasinë e tij./ikub.al/