Ndërsa plakemi, kapaciteti njohës i trurit tonë fillon të përkeqësohet. Kjo është pjesë e pashmangshme e procesit të natyrshëm të plakjes. Ndërsa ne nuk mund të parandalojmë efektet e plakjes, ne mund t’i ngadalësojmë ato. Humbja e kujtesës është e frikshme për ne, por një lajm i mirë është se mund të merren disa masa që të përmirësojmë kujtesën tonë.
1. Mësoni një gjuhë të re
Të mësuarit e një gjuhe të re mund të sjellë përfitime në shumë aspekte. Ajo jo vetëm që do të rrisë aftësitë tuaja personale, por do të parandalojë humbjen e kujtesës. Të mësuarit e një gjuhe të huaj, mund të ndihmojë në mbajtjen mend, njohjen si dhe në kuptimin e fjalëve.
2. Luani me fjalëkryqe
Fjalëkryqet ose lojërat me fjalë janë një ushtrim i mirë për trurin, i cili ndihmon në ruajtjen dhe përforcimin e kujtesës. Kjo ndikon sidomos në parandalimin e sëmundjes së Alzhaimerit në të ardhmen.
3. Mos e nënvlerësoni fuqinë e muzikës
Muzika është një ushtrim i mirë për aktivitetin e trurit, pasi jo vetëm që rrit përqendrimin tuaj, por mbështet një funksion afatgjatë dhe të shëndetshëm të njohjes dhe të të mbajturit mend. Është e provuar që të dëgjuarit e muzikës nga fëmijët e vegjël, ndihmon në përmirësimin e aftësive verbale të tyre. Muzika gjithashtu mund të përdoret si një trajtim për humbjen e kujtesës.
4. Mos kini turp të flisni me veten
Studimet kanë treguar se njerëzit që flasin me veten, kanë një rrezik më të ulët për të zhvilluar sëmundjen e çrregullimeve mendore. Me fjalë të tjera, të flasësh me veten, është një mënyrë e veçantë për të vonuar humbjen e kujtesës dhe për të qëndruar të fokusuar në detaje të rëndësishme.
5. Lexoni libra të ndryshëm dhe mundohuni t’i kujtoni
E kush nuk ka qejf që të lexojë një libër të mirë? Një shprehje e bukur thotë se ai që nuk lexon, jeton vetëm një jetë, por ai që lexon shumë, jeton me qindra jetë. Leximi është një nga ushtrimet më të mira për trurin për të parandaluar humbjen e kujtesës.