+473 gjoba në bazë të ligjit për pandeminë

+473 gjoba në bazë të ligjit për pandeminë

Për çdo 24 orë, nga Policia e Kosovës, raportohet për gjobat që shqiptohen për qytetarë që nuk po i respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore ndaj COVID-19.

Brenda 24 orëve të fundit janë shqiptuar 473 të tilla, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,

Numri total i rasteve pozitive është 50.405 raste nga 178.390 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.305 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 478 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39.134 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.966. /2LONLINE.com/

KOMENTE