DYLON

431 TË SHËRUAR DHE 279 RASTE ME COVID-19!

431 TË SHËRUAR DHE 279 RASTE ME COVID-19!
Avatar photo Redaksia

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.751 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 279 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (57 vjeç), Gjilan 1 rast (53 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 54.261 raste nga 200.093 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.387 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 431 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 47.079 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.795.

EkoHigjiena

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 126 raste, Prizren 32 raste, Gjilan 16 raste, Suharekë 14 raste, Gjakovë 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Podujevë 10 raste, Rahovec 9 raste, Vushtrri 8 raste, Lipjan 7 raste, Pejë 7 raste, Drenas 5 raste, Malishevë 4 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Viti 3 raste, Ferizaj 2 raste, Junik 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Novobërdë, Obiliq dhe Skenderaj. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.