DYLON

42 vjet nga rënia heroike e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës

42 vjet nga rënia heroike e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës
Avatar photo Redaksia

Nga: Bujar Nevzati

Sot kujtojmë me nderim të thellë dy heronj që zgjodhën lirinë mbi jetën. Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, të rrethuar nga forca të shumta policore jugosllave, refuzuan dorëzimin.

EkoHigjiena

Ata zgjodhën rezistencën e armatosur dhe nuk u përkulën përballë dhunës.

Pas një përballjeje të ashpër dhe të pabarabartë, të dy ranë dëshmorë.

Rënia e tyre u bë simbol i qëndresës, guximit dhe vendosmërisë për liri. Ata u shndërruan në figura frymëzuese për brezat e ardhshëm të UÇK-së. Brezat që, së bashku me aleatët tanë SHBA-në dhe BE-në, na sot e gëzojmë lirinë.

Në këtë përvjetor po e citoj një fjali nga shoku i ngushtë i Rexhep Malës i cili gjatë luftës së UÇK-së,na pati thënë: “Po të ishte gjallë Rexhep Mala, s’do të doja më shumë, sepse ai ishte i lindur për luftë.”

Lavdi e përjetshme Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës!

Lavdi të gjithë dëshmorëve të lirisë!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.