• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Opinion
  3. 40 vjet nga rënia e Ideatorëve të Shtetit të Kosovës
Opinion

40 vjet nga rënia e Ideatorëve të Shtetit të Kosovës

by Redaksia 2LONLINE 17 Janar, 2022 3 min read
 40 vjet nga rënia e Ideatorëve të Shtetit të Kosovës

Nga:  Çlirim Zeka

Sot është 40 vjetori i tri figurave emblematike, tre veprimtarëve të shquar të lëvizjes kombëtare, tre pishtarëve të lirisë në mërgim, tre ideologëve të lëvizjes kombëtare, organizatorëve të shkëlqyeshëm të demonstratave.

Ata ishin intelektualë të kohës moderne të paluhatshëm në përpjekjet e tyre për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve dhe të përkushtuar deri në fund ndaj çështjes kombëtare shqiptare, të cilët me dijen guximin e vendosmërinë e tyre e bënë ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në botën Perëndimore.

Kadriu, Jusufi e Bardhoshi atëkohë po bashkonin shqiptarët, organizatat e tyre, dhe po frymëzonin jetën politike e kulturore duke ndërtuar një bazë të shëndoshë për një vetëdije më të lartë shoqërore e politike të shqiptarëve, ata i dhanë jetë lëvizjes, i dhanë frymë përpjekjeve për liri dhe për shtet.

Kadriu, Jusufi e Bardhoshi ende vazhdojnë të na frymëzojnë mendjen e të na ngrohin zemrën me krijimtarinë që na e lanë, i përjetshëm do të jetë kujtimi për ta.

Kadri Zeka, Jusuf Gërvalla e Bardhosh Gërvalla si nismëtar të Lëvizjes së Kosovës, përjetësishtë do të mbeten në analet e historisë si ideator, themelues e arkitektë të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Rënia e tyre ishte goditje e rëndë për lëvizjen kombëtare por njëherësh u bë Kushtrim për lirinë e popullit shqiptar.

Do t’i kujtojmë gjithmonë, sepse me kontributin e shquar dhe veprimtarinë e pandalshme hynë në historinë e ndritur të Kosovës. Ata trasuan rrugën e lirisë, ndërkaq krenaria për ta e shembulli i tyre do të përcillet ndër breza.

Tre ranë, me mijëra u ngritën.
Tre flakadanë të lirisë së Kosovës, që nuk shuhen kurrë!
Lavdi jetës dhe veprës së tyre.    /2LONLINE/



Tags: aktuale Bardhoshi Çlirim Zeka Ideatorëve Jusufi Kadriu Shtetit të Kosovës
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Promo

Trajnim dhe praktikë falas për NETWORK ADMINISTRATOR – Aplikoni

26 Maj, 2022
Gjilan

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të

26 Maj, 2022
Nacionale

OAK – Qeverisë: Keni bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune

25 Maj, 2022
Policia

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

25 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Trajnim dhe praktikë falas për NETWORK ADMINISTRATOR – Aplikoni

26 Maj, 2022

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të projekteve në vlerë prej 2.4 milionë euro

26 Maj, 2022

Major Ilir Beqiri dhe Major Dedë Hiseni diplomuan me rezultate të shkëlqyera në Command and General Staff School (CGSS) në SHBA

25 Maj, 2022

Vitia nënshkruan marrëveshje me “Kuwait Society for Relief” për ndërtimin e Ambulancës së Mjekësisë Familjare në Gushicë

25 Maj, 2022

Arrestohet në Gjilan një i dyshuar për “Vjedhje të rëndë”

25 Maj, 2022

Antidroga e Policisë së Kosovës arreston një të dyshuar, i gjen heroinë në automjet

25 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com