DYLON

40 milionë euro për ta rrëzuar figurën e Ibrahim Rugovës si lider?!

Avatar photo Redaksia

Astrit Haraqija ka thënë se posedon dokumente që dëshmojnë se Qeveria në Ekzil e Bujar Bukoshit me Isa Mustafën – ministër të Financave, i ka dhënë 40 milionë euro Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) për ta rrëzuar figurën e Ibrahim Rugovës si lider. Këto shuma janë dhënë, siç ka thënë Haraqija, brenda periudhës kohore 1994-2000.

Ai ka thënë se dokumentet do t’i botojë brenda 3 ditëve.

EkoHigjiena

“Fjala është për Fondin 3%”, ka thënë ai.

Haraqija është i bindur se SHIK-u po e ndihmon Isa Mustafën. “Isa Mustafa i ka shti familjet e mëdha në Gjakove me u përça. Njerëzit nuk po i shkojnë njëri-tjetrit nëpër dasma, e as nuk po takohen me njëri-tjetrin, nga droja se mos identifikohen me Astrit Haraqinë e jo me Isa Mustafën”, ka thënë Haraqija në emisionin “Rrokum Roll” në televizionin “Rrokum”.

Haraqija ka thënë se e kanë telefonuar anëtarë të Kryesisë qendrore të LDK-së, duke i thënë se nuk munden të takohen me të pa u kryer zgjedhjet e brendshme në parti. “Isa Mustafa po bënë shantazh e presion te anëtarësia dhe të degët e partisë, për t’i fituar vetë zgjedhjet”, ka thënë Haraqija.
Sipas Haraqisë, shumica e degëve të LDK-së në Kosovë nuk janë me Isa Mustafën.

Haraqija ka shtuar se në LDK nuk ka më frymë rugoviane, por frymë të Isa Mustafes – frymë komuniste.

Ai ka thënë se Isa Mustafa i ka kthyer tri humbjet e tij në fitore. “Vetëm serbët bëjnë kështu”, ka deklaruar Haraqija.

Ai e ka përjashtuar Mustafën nga mundësia për t’u rizgjedhur kryetar i LDK-së. Sipas tij, drejtimin e LDK-së mundet ta marrë edhe Sabri Hamiti, Agim Veliu apo Lutfi Haziri, por jo Isa Mustafa. (Epokaere)

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.